Kosovë Lajme

Kurti uron kryeministrin e ri të Britanisë, kërkon forcimin e bashkëpunimit mes FSK-së dhe ushtrisë britanike

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Andy Burnhamin për marrjen e detyrës si kryeministër i ri i Mbretërisë së Bashkuar.

    Përmes një postimi në rrjetin social X, Kurti shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy qeverive në fusha me interes të përbashkët.

    “Urime të përzemërta kryeministrit të ri të Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham. Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes qeverive tona”, ka shkruar Kurti.

    Ai theksoi se bashkëpunimi do të përqendrohet në promovimin e tregtisë dhe investimeve, mbrojtjen e demokracisë dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

    “Pres të vazhdojmë bashkëpunimin në promovimin e tregtisë dhe investimeve, mbrojtjen e demokracisë nga ndikimi keqdashës i Rusisë dhe përfaqësuesve të saj në Evropën Juglindore, si dhe rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura Britanike”, thuhet në mesazhin e Kurtit.