Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka reaguar në rrjetin social Instagram pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Lipa ka publikuar në një story imazhin e emblemës së UÇK-së, të shoqëruar me mesazhin: “Liria ka emër”.
Në një tjetër story, ajo ka shpërndarë një grafik me të dhëna që lidhen me viktimat dhe pasojat e luftës në Kosovë.
Reagimi i këngëtares vjen pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

