Lajme Maqedoni

Ziadin Sela shkarkon Lulzim Nasufin nga kryetar dege vetëm sepse kërkoi transparencë dhe demokraci

Aleanca për Shqiptarët, e prirë nga Ziadin Sela, sot zgjodhi Idri Istrefin si kryetar të ri të degës në Strugë, duke e vendosur në këtë post në vend të Lulzim Nasufit. Vendimi erdhi pas një procesi ku, sipas njoftimit zyrtar, Istrefi mori mbështetje unanime nga të pranishmit.

Burime nga brenda strukturave të partisë bëjnë të ditur se arsyeja e shkarkimit të Nasufit ishte qëndrimi i tij i hapur për më shumë transparencë dhe demokraci të brendshme në përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.

Personi në fjalë, së bashku me degën e ASH-së në Strugë, ka vendosur ngrirjen e aktivitetit si formë reagimi ndaj vendimit të Selës. Ky veprim shihet si një sinjal i qartë pakënaqësie dhe mospajtimi me mënyrën se si po drejtohet partia./press7.tv

Exit mobile version