Botë Lajme

Trumpi urdhëron sulm ndaj çdo anijeje që vendos mina në Hormuz

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkruar në Truth Social se ka urdhëruar Marinën e SHBA-së që të sulmojë çdo anije që po vendos mina në ujërat e Ngushticës së Hormuzit.

    Deklarata e tij vjen pak pasi Pentagoni njoftoi për sekuestrimin e një anijeje me naftë në Paqësor.

    “E kam urdhëruar Marinën e Shteteve të Bashkuara të qëllojë çdo anije, sado të vogla të jenë që po vendos mina në ujërat e Ngushticës së Hormuzit. Nuk ka asnjë hezitim. Përveç kësaj, “pastruesit” tanë të minave po e pastrojnë Ngushticën tani. Me anë të kësaj po urdhëroj që ky aktivitet të vazhdojë, por në një nivel të trefishuar”, ka shkruar Trumpi.

    Kjo vjen dy ditë pasi ai njoftoi zgjatjen e armëpushimit me Iranin, në afat të pacaktuar.

    Mirëpo, pas këtij vendimi të njëanshëm nga SHBA-ja të martën, Irani ka shtrënguar kontrollin e tij në Hormuz, duke sulmuar të mërkurën tri anije dhe duke sekuestruar dy prej tyre.