Kosovë Lajme

Ministria del me çmimet e derivateve për sot, ja sa kushton nafta, benzina dhe gazi

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 17.04.2026.

    Sipas njoftimit zyrtar, çmimet që hyjnë në fuqi nga ora 10:00 janë:

    Nafta (dizel): 1.74 euro/litër
    Benzina: 1.43 euro/litër
    Gazi: 0.88 euro/litër

    Qytetarët mund të paraqesin ankesa lidhur me çmimet përmes emailit konsumatori@rks-gov.net ose në numrin pa pagesë 0800 11000.