Tifozë të shumtë që kishin shkuar në “Salt Lake Stadium” në Kolkata për ta parë nga afër Lionel Messin, kanë hedhur karrige e shishe në fushë duke shkaktuar kaos në ditën e parë të vizitës treditore të Lionel Messit në Indi.
Këtë e kanë bërë në shenjë proteste, pasi nuk e patën mundësinë që ta takojnë nga afër superyllin e futbollit.
Tifozët kanë paguar nga 100 funte për të qenë të pranishëm, ndërsa ecja e tij përreth stadiumit është bërë me një numër të madh të pjesëtarëve të sigurimit, por edhe aktorëve dhe politikanëve indianë.
Superylli i Argjentinës dhe Inter Miamit, ishte larguar nga fusha pas vetëm 20 minutave. Kjo ka shkaktuar zemërim te të pranishmit të cilët kanë protestuar ashpër.
Vizita e Messit në Indi nisi me zbulimin e statujës 22 metra të lartë në Kolkata, në të cilën kanë punuar 45 persona për 27 ditë.

