Lajme Maqedoni

Mijëra protestues në sheshin “Skënderbeu” në Shkup

    Mijëra protestues janë mbledhur në sheshin “Skenderbeu” në Shkup në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

    Sheshi është mbushur me shqiptarë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

    “Çlirimtarët duhet të nderohen, jo të gjykohen”, është shkruar në pankartën e madhe të vendosur në shesh.

    Në protestë të pranishëm janë edhe akterë politikë. Ali Ahmeti nga BDI, Vlora Çitaku, Ganimete Musliu nga PDK, Daut Haradinaj nga AAK e Fatmir Limaj i Nismës, janë parë në shesh