Presidenti Donald Trump tha se nuk i kishte parë fotot nga pasuria e Jeffrey Epstein të publikuara të premten nga demokratët në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve.
“Nuk i kam parë, por dua të them, të gjithë e njihnin këtë burrë,” u tha Trump gazetarëve në Zyrën Ovale.
Trump tha se Epstein ishte “kudo në Palm Beach” dhe kishte “foto me të gjithë”.
“Kjo nuk është ndonjë gjë e madhe,” tha ai. “Nuk di asgjë për këtë.”
Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve publikuan të premten një përzgjedhje fotosh nga pasuria e Jeffrey Epstein, duke përfshirë disa të presidentit, Donald Trump, ish-presidentit Bill Clinton dhe ish-Princit Andrew.
Shtëpia e Bardhë ka akuzuar demokratët për “zgjedhje fotosh” për të krijuar një narrativë të rreme rreth Trump.
Republikanët thanë se asgjë në dokumentet që ka marrë Komiteti nuk tregon “ndonjë shkelje” nga Trumpi.
Fotografitë e publikuara janë pjesë e 95,000 fotove që paneli mori nga pasuria e Epsteinit, i cili vdiq në një qeli burgu në New York më 2019.

