Kosovë Lajme

Betimi i kryetarëve në veri, politikani serb: Provë e pranimit të shtetit të Kosovës

    Politikani serb Nikolla Sanduloviq ka reaguar pas betimit të kryetarëve të komunave me shumicë serbe, duke theksuar se ata kanë pranuar institucionet dhe ligjet e shtetit të pavarur të Kosovës.

    Ai në një postim në Facebook ka shkruar se të gjithë dhjetë kryetarët e komunave serbe në Kosovë, në të cilat u rizgjodhën nën presionin e Listës Serbe dhe në një atmosferë frike e shantazhi, kanë dhënë betimin e tyre për shtetin e Kosovës, me himnin e Kosovës dhe para fotos së presidentes Vjosa Osmani.

    Sanduloviq thekson gjithashtu se dokumentet u dhanë në dy gjuhë, “në serbisht dhe shqip, që të mos kishte pretendime më pas se dikush po mbron gjuhën, zakonet dhe kulturën serbe në Kosovë”.
    “A ka gjë tjetër të paqartë në konkluzionin se Kosova është shtet i pavarur dhe se serbët në autoritetet e tyre komunale e njohin si krijesë të tillë?!”

    Në postimin e tij, Sanduloviq ngre një pyetje retorike për ata që nuk e pranojnë Kosovës shtet, transmeton KosovaPress.

    Çfarë kërkoni atëherë ju serbët nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina? Qetësia jashtë!!… Si po ju adreson tashmë bosi juaj Aleksandar Vuçiq!”
    Ai thotë se fakti që kryetarët e komunave serbe kanë dhënë betimin e tyre dhe janë angazhuar të respektojnë ligjet e Kosovës, është një provë e qartë se institucionet lokale serbe funksionojnë brenda strukturave të shtetit të pavarur.