Lëvizja VETËVENDOSJE! ka bërë publike listën e plotë të kandidatëve për deputetë, me numrin zgjedhor 116, në prag të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit. Në krye të listës qëndron Albin Kurti, i cili garon për një mandat të ri si kryeministër, ndërsa lista përfshin figura të njohura të politikës, aktivizmit dhe profesionistë nga fusha të ndryshme.
Subjekti thekson se me mbështetjen e qytetarëve synon të dalë fitues dhe të vazhdojë programin qeverisës që, sipas tyre, bazohet në drejtësi, zhvillim dhe mirëqenie sociale.
Lista përbëhet nga 110 kandidatë, ndër ta emra të njohur të LVV-së si Glauk Konjufca, Donika Gërvalla-Schwarz, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Arben Vitia, si edhe shumë figura të reja që përfaqësojnë gjenerata të ndryshme.
Publikimi i listës shënon hyrjen në fazën finale të garës zgjedhore, ndërsa LVV ka paralajmëruar një fushatë të fokusuar në transparencë, reforma dhe rezultate konkrete.
Më 28 dhjetor, qytetarët do të vendosin për përbërjen e re të Kuvendit dhe drejtimin politik të vendit./press7.tv


