Kosovë Lajme

Shkëlzen Gashi me apel për qytetarët: “Ju lus mos e votoni Përparim Ramën!”

    Analisti politik Shkëlzen Gashi ka bërë një thirrje të hapur për qytetarët e Prishtinës që të mos e votojnë Përparim Ramën në zgjedhjet lokale. Në një reagim publik, ai ka theksuar se kryeqyteti është në gjendje të rëndë për shkak të qeverisjes aktuale dhe se qytetarët nuk duhet të përsërisin të njëjtin gabim.

    “Prishtina s’është vetëm e atyre që janë lindur e rritur këtu, por e të gjithëve që jetojnë, punojnë apo e vizitojnë. Tash është momenti që të gjithë të angazhohemi,” ka thënë Gashi, duke theksuar se ai vetë ndjen keqardhje për mbështetjen e dhënë në zgjedhjet e kaluara.

    Sipas tij, Përparim Rama nuk ka realizuar asnjë nga projektet e mëdha që kishte premtuar, ka mashtruar qytetarët dhe është bërë simbol i keqqeverisjes në kryeqytet.

    “Mos e votoni Përparim Ramën sepse nuk e ka realizuar asnjë prej projekteve të mëdha që i ka premtuar. Mos e votoni sepse na ofendon inteligjencën duke gënjyer publikisht. Mos e votoni sepse është i kapur nga krimi dhe i përfshirë në afera,” ka deklaruar Gashi.

    Ai ka shtuar se një mandat i dytë për Ramën do të ishte “katastrofë për Prishtinën” dhe ka paralajmëruar se “do të përfundojë si Erion Veliaj, në burg”.

    Në fund të thirrjes së tij, analisti apelon për ndërgjegjësim qytetar:
    “Ju lus, mos rrini neutral përballë krimit dhe mashtrimit. Krimi dhe mashtrimi në Prishtinë sot kanë emër e mbiemër: Përparim Rama. Mos e votoni Përparim Ramën.”/press7.tv