Kosovë Lajme

Shiroka Pula pret në takim drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera flasin për rëndësinë e dokumentimit të krimeve

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetemi, me të cilin diskutoi për punën e Institutit, rezultatet e arritura dhe planet për të ardhmen.

    Sipas njoftimit për media në këtë takim Shiroka Pula vlerësoi punën e Institutit gjatë tri viteve nga themelimi, duke theksuar rëndësinë e dokumentimit të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë si dhe ruajtjes së kujtesës historike.

    Ajo vlerësoi veçanërisht publikimin e listës preliminare, e cila përfshin personat e vrarë, të zhdukur me dhunë dhe të vdekur si pasojë e luftës.

    Presidentja theksoi se, meqë raporti dhe lista janë preliminare, procesi i dokumentimit kërkon vazhdimësi dhe hulumtim të mëtejshëm, në mënyrë që të përditësohet me çdo të dhënë dhe dëshmi të re.

    Më tej, Shiroka Pula riafirmoi gatishmërinë e Zyrës së Presidentes për të vënë në dispozicion kapacitetet dhe mundësitë e saj në mbështetje të punës së Institutit dhe avancimit të misionit të tij.