Lajme Maqedoni

Mexhiti me videon e mëngjesit paralajmëron përfundimin e projektit të radhës në Çair

    Rrugë pas rruge, projekt pas projekti, Mexhiti ndërton Çairin e së ardhmes

    “Mirëmëngjesi nga arteria e re që lidh lagjen Dizhon me rrugën Ferid Murati”, kështu ka shkruar në faqen e tij zyrtare në facebook kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, duke e kthyer çdo ditë të re në ditë të zhvillimit dhe përparimit për Çairin.

    Mexhiti, këtë mëngjes ka publikuar një video ku shihet qartë puna e realizuar, shtrimi i një rruge të re me pllaka bekatoni që lidh lagjen Dizhon me rrugën “Ferid Murati”.

    Sipas Mexhitit, ky investim është dëshmi se fjalët nuk mbesin vetëm në letër, por kthehen në projekte konkrete që u shërbejnë drejtpërdrejt qytetarëve, ndryshe nga kundërshtari politik i cili prezanton dhe ofron vetëm premtime boshe.

    Qytetarët e Çairit sipas Mexhitit duan punë dhe rezultate të konkrete dhe të dukshme.