Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është nisur të martën për në Mbretërinë e Bashkuar, për një vizitë shtetërore në familjen mbretërore dhe një takim me kryeministrin, Kier Starmer.
Trumpi viziton të mërkurën Kështjellën Windsor, ku ai dhe Zonja e Parë do të priten nga mbreti dhe mbretëresha. Të enjten, presidenti do të shkojë në Chequers, rezidencën rurale të kryeministrit.
Një mori temash mund të dalin gjatë vizitës, duke përfshirë luftën e Rusisë në Ukrainë, luftën në Gazë, tarifat e administratës amerikane dhe sagën e dosjeve Epstein.