Lajme Shqipëri

Efektivët e FA-ve në Letoni, Rama ndan PAMJET: Stërvitje me NATO-n, angazhim me aleatët

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel pamje nga stërvitja që po kryejnë efektivët e Forcave të Armatosura në Letoni.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se stërvitja “Exercise OAK Resolve” në mbështetje të Brigadës Shumëkombëshe të NATO-s shpreh angazhimin me forcat aleate dhe forcon kapacitetet operacionale të njësive tona në mjediset ndërkombëtare.

    Efektivët e Kontingjentit të XVII EOD të Forcave të Armatosura në stërvitjen “Exercise OAK Resolve” në Letoni në mbështetje të Brigadës Shumëkombëshe të NATO-s me detyra reale për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera (UXO) dhe hapjen e shtigjeve për lëvizjen e trupave.

    Angazhim që rrit ndërveprueshmërinë me forcat aleate dhe forcon kapacitetet operacionale të njësive tona në mjediset ndërkombëtare”,-shkruan Rama.

    https://www.facebook.com/ediramaal/posts/1333293518166306?ref=embed_post