Mërgata strugane në Zvicër dëshmoi edhe njëherë se është zemra që rreh fort për Strugën. Në një takim të mbajtur me bashkatdhetarët, kandidati për komunën e Strugës, Mendi Qyra, theksoi se ku ka struganë, aty ka edhe dashuri e përkushtim për vendlindjen.
“Ky takim ishte dëshmi se, kudo që jemi, Struga na bashkon. Sot u ktheva në Strugë jo vetëm me mbështetje të madhe nga mërgata, por edhe me ide e propozime të vlefshme për Strugën që duam pas 19 tetorit,” u shpreh Qyra.
Ai shtoi se vlerat, energjia dhe kontributi i mërgatës janë garanci për një të ardhme ndryshe, duke theksuar se vala e ndryshimit është e pandalshme.