Kosovë Lajme

Me buqetë lulesh e ‘stupc’ në dorë, Albin Kurti dhe Mefail Bajqinovci vizitojnë aktorin Osman Azemi në spital

Screenshot

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot humoristin e njohur Osman Azemi, i cili ndodhet në spital që prej një aksidenti të rëndë automobilistik që pësoi kohë më parë.

    Në këtë vizitë, Kurti shoqërohej nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci. Të dy sollën me vete dhurata simbolike për humoristin: një buqetë me lule për të uruar shërim të shpejtë dhe një ‘stupc’ – shkop bejsbolli – siç e quajtën në mënyrë metaforike dhe humoristike “për të larguar të ligat”.

    Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot buzëqeshje, lideri i qeverisë dhe deputeti Bajqinovci u panë duke përqafuar dhe përshëndetur Azemin, ndërsa ky i fundit nuk i fshehu emocionet dhe mirënjohjen për vizitën.

    https://www.instagram.com/albinkurti_/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f46c2406-bf3b-4210-ab56-6a947b9d7b56&ig_mid=6DF3A0D9-DA87-466C-A1F0-5B93CD80E755