Botë Lajme

Mbi 600 të vdekur nga tërmeti në Afganistan

    Ka arritur në 620 numri i të vdekurve si pasojë e një tërmeti që shkatërroi fshatra të shumtë në Afganistanin lindor të dielën vonë.

    Numri i të lënduarve është mbi 1.300 sipas një zëdhënësi të qeverisë talebane.

    Tërmeti me magnitudë 6.0 ka goditur një sërë qytetesh në provincën Kunar, pranë qytetit të Jalalabadit, në provincën fqinje Nangargar, duke shkaktuar dëme të shumta, raporton AP.

    VIDEO:

    https://twitter.com/aima_kh/status/1962410087328182319?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1962410087328182319%7Ctwgr%5Ea9480a422b474e359b7da046833bb9004add4043%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Fbote%2Fmbi-600-te-vdekur-nga-termeti-ne-afganistan

    Pamjet nga Nangarhar tregonin njerëz që gërmonin me dëshpërim nëpër rrënoja me duart e tyre, duke kërkuar të dashurit e tyre në mes të natës.

    Të lënduarit janë nxjerrë nga ndërtesat e shembura dhe janë futur në helikopterë.

    Tërmeti i cili ka ndodhur në orën 23:47 ishte i përqendruar 27 kilometra në lindje-verilindje të qytetit të Jalalabadit në provincën Nangarhar, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

    Ishte vetëm 8 kilometra i thellë. Tërmetet më të cekëta kanë tendencë të shkaktojnë më shumë dëme.

    Pas tij kanë pasuar edhe disa lëkundje pasuese.