Lajme Maqedoni

“Nëna nga Çairi deshti foto me mua”, familja përgënjeshtron Osmanin: Është nga Likova, nuk e njeh Bujarin

    Familja e një të moshuare nga Likova ka reaguar ndaj fotografisë së shpërndarë nga kandidati i AKI-së për Çairin, Bujar Osmani.

    Djali i të moshuarës në fotografi, Sherif Rramani, i cili rastis të jetë kryetar i nëndegës së Alternativës në Likovë, pjesë e koalicionit VLEN, akuzon se nëna e tij u mashtrua. Sipas tij, nëna e tij ka qenë mysafire në Çair dhe asaj iu tha se “Bujari është i VLEN-it”.

    “Personi në foto është nëna ime dhe ka qenë mysafir në Çair, ajo është nga Likova dhe as që e njeh Bujarin e as që voton ne Çair. Më vjen keq që është manipuluar pa dijeni nga disa njerëz që i kanë thënë se Bujari është i VLEN-it dhe ajo gjitha fjalët që i ka thënë, i ka thënë duke menduar vërtet se Bujari është nga VLEN-i”, publikoi Rramani.

    Para dy ditësh, Osmani e publikoi fotografinë me sqarimin se nëna e moshuar i kishte kërkuar fotografi dhe kishte kërkuar nga ai që ta publikojë.

    “Sot, derë më derë te Liria, më hapi derën një nënë e moshuar dhe shumë pozitive. Më tha: “Dua një foto me ty, sepse jam me gjithë zemër me ty dhe dua që ta publikosh.” Këto fjalë më mbushën zemrën dhe më dhanë edhe më shumë kuptim për gjithçka që po bëj”, kishte shkruar Osmani./press7.tv