Sport

Marrëveshja u arrit, Zhegrova kalon te Juventusi

    Transferimi i Edon Zhegrovës te Juventusi është vetëm çështje orësh.

    Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, raportoi të dielën se Juventusi ka arritur marrëveshje për të nënshkruar me reprezentuesin e Kosovës, Zhegrova.

    “Zonja e Vjetër” do të paguajë rreth 20/25 milionë euro për kartonin e sulmuesit të Lille.

    Zhegrova prej kohësh ka arritur marrëveshje personale me Juven.

    Juventusi deri më tani është përballur me një pengesë. “Zonja e Vjetër” duhej të shiste Nico Gonzalezin dhe kjo pritet të ndodhë së shpejti.

    Gonzalez do t’i bashkohet Atletico Madridit në formë huazimi për një vit.

    Zhegrova nuk ka luajtur që nga dhjetori i vitit të kaluar për shkak të një lëndimi.

    26-vjeçari ka zhvilluar 107 ndeshje për Lille, duke kontribuar me 26 gola dhe 18 asistime. Kontrata e tij skadon verën e ardhshme./press7.tv