Lajme Maqedoni

Bujar Osmani: Arsimi do të jetë prioriteti im personal

    Kandidati i Aleancës për Komunën e Çairit, Bujar Osmani, ka uruar nxënësit, mësuesit dhe prindërit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor. Ai theksoi se arsimi është sektori me të cilin nuk do të bëjë kompromis dhe premtoi reforma të thella në këtë drejtim informon Tetovasot.

    Mëngjesi i 1 shtatorit është gjithmonë i veçantë. Nuk mjafton që fëmijët të shkojnë në shkollë, ata duhet të kenë kushte të vërteta për të mësuar, për t’u rritur dhe për të ëndërruar. Në programin tim kemi paraparë masa konkrete: uljen e numrit të nxënësve nëpër paralele, uniforma, çanta dhe ushqim falas për çdo fëmijë, si dhe qendra për mbështetje psiko-sociale”, tha Osmani.

    Ai shtoi se synon rikthimin e sportit dhe aktiviteteve jashtë mësimit, shkolla gjithëpërfshirëse për fëmijët me aftësi të kufizuara, forcimin e autoritetit të mësuesve përmes përkrahjes financiare, si dhe kufizimin e përdorimit të telefonave në shkolla percjelle Tetovasot.

    “Ky nuk është vetëm program politik, kjo është detyra ime si prind. Arsimi do të jetë prioriteti im personal”, theksoi kandidati i AKI-së për Çairin.TS

    https://www.facebook.com/bujar.osmani.942/posts/2671166836420536?ref=embed_post