Kosovë Lajme

Aksident tragjik i madh në Kosovë, një i vdekur dhe dhjetë të lënduar!

Screenshot

    Një person ka humbur jetën në aksidentin që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Komoran.

    Ndërsa 10 të tjerë kanë mbetur të lënduar, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Këtë për kallxo.com ka konfirmuar drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.

    Syla tha se një prej të aksidentuarve në Klinikën Emergjente është sjellë pa shenja jete.

    10 të lënduarit janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente në QKUK. Dy prej të lënduarve janë me lëndime të rënda, njëri prej të cilëve është në gjendje jo stabile, ndërsa tjetri gjendjen e ka stabile”, ka thënë Syla.