ShowBiz

Cristiano Ronaldo i propozon martesë Georgina Rodriguez

    Superylli i futbollit Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij Georgina Rodriguez, kanë bërë një hap të rëndësishëm për marrëdhënien e tyre.

    Ronaldo i ka propozuar martesë të dashurës së tij me të cilën është në lidhje që nga viti 2017.

    “Po, pranoj. Në këtë dhe në të gjithë jetët e mija”, ka shkruar Rodriguez në fotografinë që tregon dorën e saj me unazën e fejesës.

    Ronaldo dhe Georgina janë në lidhje nga viti 2017. Supermodelja dhe ylli botëror u njohën në vitin 2016 në një dyqan “Gucci” në Madrid, ku ajo punonte si shitëse.

    Georgina Rodriguez ka dy fëmijë biologjikë me Cristiano Ronaldon: një vajzë me emrin Alana Martina dhe një vajzë tjetër me emrin Bella Esmeralda. Ronaldo ka edhe tre fëmijët më të mëdhenj: Cristiano Jr. dhe binjakët Mateo dhe Eva.

    https://www.instagram.com/georginagio/?utm_source=ig_embed&ig_rid=857b956f-ffc5-4e07-b725-1d7592187831&ig_mid=A6F3289B-BFF6-49D2-AAC2-6A86450B1ABD