Lajme Maqedoni

Subvencione për energjinë elektrike – Qindra familje drejt përfitimit nga ndihma mujore prej 1.000 denarësh

    Ministria e Energjetikës ka hyrë në fazën përfundimtare të shqyrtimit të aplikacioneve për subvencionim të energjisë elektrike për vitin 2025, duke synuar t’u vijë në ndihmë kategorive më të cenueshme të qytetarëve.

    Deri tani janë pranuar 745 aplikacione:

    • 488 nga amvisëri me fëmijë me aftësi të kufizuara, prej të cilave 344 janë të rregullta, ndërsa 144 janë refuzuar;
    • 257 nga familje kujdestare, me 110 të rregullta dhe 102 të refuzuara.

    Pas verifikimeve shtesë me institucionet përkatëse, në qershor 2025 do të publikohet lista përfundimtare e përfituesve. Më pas, do të fillojë pagesa e subvencionit mujor prej 1.000 denarësh për 12 muaj rresht, që do të ndihmojë familjet të përballojnë më lehtë faturat e energjisë elektrike.

    Ky program është pjesë e përpjekjeve për të siguruar mbështetje të drejtpërdrejtë dhe të barabartë për qytetarët më në nevojë.