Zhbllokohet dueli, Shqipëria në avantazh ndaj Serbisë
Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Serbisë, në fundin e pjesës së parë. Ishte Rey Manaj, i cili shënoi një supergol nga hyrja e zonës. Pllakos heshtja në stadiumin e Leskovacit. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Kuqezinjtë do të kërkojnë të ruajnë avantazhin edhe në pjesën e dytë.
