Sport

Mërgim Berisha bëhet me klub të ri, s’kishte vend te Hoffenheimi

    Futbollisti i njohur, Mërgim Berisha, bëhet me skuadër të re gjatë afatit kalimtar të janarit.

    Sulmuesi kosovar është transferuar te skuadra e Kaiserslauternit në Bundesliga 2, shkruan Press7.tv

    Në ekipin e Kaiserslauternit luan edhe portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Simon Simoni.

    Skuadra e njohur gjermane gjatë 20 xhirove në Bundesliga 2 ka grumbulluar 31 pikë dhe synon play-offin./Press7.tv/