Mediumi slloven: Në Lubjanë ishim mysafirë
Asaj që i janë frikësuar mediumet sllovene edhe ndodhi të shtunën mbrëma në stadiumin “Stozhice” në Lubjanë. Shumica e shikuesve në stadium ishin shqiptarë. Thirrjet “Kosova, Kosova” janë dëgjuar vazhdimisht, njëjtë si ato “UÇK, UÇK”. “Jemi frikësuar se Sllovenia do të luajë ndeshje në ‘udhëtim’ ndaj Kosovës në ‘Stozhice’. Dhe kështu ndodhi”, ka shkruar “ekipa.si”.
