Sport

Sulmuesi “dardan” Eliot Bujupi: Mund t’i bëjmë problem çdo kundërshtari!

Screenshot

    Para ndeshjes finale të playoffit mes Kosovës dhe Turqisë në “Fadil Vokrri”, futbollisti i Kombëtares U21, Eliot Bujupi për Indeksonline.net shprehi optimizmin dhe besimin e tij për ekipin kosovar.

    Bujupi tregoi se ishte në Sllovaki për ta shikuar ndeshjen e fundit.

    “Isha në stadium për ndeshjen kundër Sllovakisë dhe ajo ndeshje tregoi se mund t’i shkaktojmë probleme çdo kundërshtari. Stadiumi do të jetë plot atmosferë në ndeshjen në shtëpi kundër Turqisë dhe të gjithë shqiptarët në mbarë botën do të na mbështesin.”

    Ai gjithashtu tha se Turqia është e fortë, por në fund të fundit është vetëm një ndeshje:

    “Turqia është një ekip i fortë, por në fund të fundit është vetëm një ndeshje; ne do të japim gjithçka që mundemi për të fituar. Jam i bindur se do të kualifikohemi për Kupën e Botës për herë të parë dhe do të bëjmë histori”, u shpreh Bujupi për Indeksonline

    Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kush e fiton finalen shkon në Kupën e Botës.