Parlamenti Evropian me kritika të ashpra ndaj Maqedonisë së Veriut: Korrupsioni, gjyqësori dhe ndikimet e huaja pengojnë rrugën drejt BE-së
Parlamenti Evropian ka miratuar raportin më të ri për Maqedoninë e Veriut, në të cilin evidentohen një sërë mangësish serioze që, sipas eurodeputetëve, vazhdojnë ta ngadalësojnë procesin e integrimit evropian të vendit, përcjell agjencia e lajmeve INA. Raporti vë theks të veçantë te mungesa e progresit në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe pavarësinë
