Kuvendi nesër me seancë solemne
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, transmeton Zeri.info. Seanca do të mbahet me fillim në orën 10:00.
Kosovë
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, transmeton Zeri.info. Seanca do të mbahet me fillim në orën 10:00.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se synimi mbetet sigurimi i 80 votave për zgjedhjen e presidentit, pas takimit që zhvilloi me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. Ai bëri të ditur se ende nuk ka emra konkretë për kandidat, por e cilësoi si lajm të mirë faktin që PDK-ja ka vendosur të propozojë kandidatin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se i ka ofruar kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, një marrëveshje sipas së cilës presidenti i vendit do të zgjidhej nga një propozim i PDK-së. Në një konferencë për media pas takimit të së shtunës me Kurtin, Hamza ka thënë se kjo
Presidentja Vjosa Osmani ka dekretuar Ligjin për Buxhetin 2026, ka konfirmuar Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes. Kupina ka thënë për KOHËN se presidentja e “ka dekretuar Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026” të premten. Buxheti 2026 u miratua më 20 shkurt nga Kuvendi. Ai kap vlerën
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se ka ardhur ora e lirisë për popullin e Iranit, falë udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara dhe presidentit amerikan, Donald trump. Përmes një postimi në X, e para e shtetit të Kosovës ka dalë në mbështetje të sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit. “Si gjithmonë, Republika e Kosovës qëndron e palëkundur
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nënkryetarin Ardian Gola dhe përfaqësues të tjerë shtetërorë, bënë homazhe në Qirez dhe Likoshan për të nderuar martirët dhe dëshmorët në 28-vjetorin e masakrës. Kurti tha se kur ndodhi masakra në Qirez e Likoshan u bë edhe një ndërgjegjësim i madh i popullit.
Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së, Gerard Mc Gurk, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike, avancimin e reformave demokratike dhe thellimin e bashkëpunimit institucional. Ambasadori McGurk e uroi kryeministrin Albin Kurti për mandatin e ri qeverisës dhe shprehu gatishmërinë e OSBE-së për të vazhduar bashkëpunimin
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka publikuar një sërë fotografish pas takimit me Iniciativën “Të gjithë për luftëtarin”. Takimi është zhvilluar në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Këtë përmbledhje fotografish, deputeti socialist e quajti “Fotot e ditës: Liria ka emër”. Në këtë takim morën pjesë rreth 20 ish-luftëtarë, të
Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se kanë bërë nxjerrjen e një kristali të jashtëzakonshëm nga thellësitë e minierës, me përmasa 1.40 metra lartësi dhe 1.20 metra gjerësi. Në njoftimin e ndërmarrjes, janë falënderuar minatorët e Horizontit XI – Ndërrimi C, “të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe guxim të përditshëm bënë të mundur nxjerrjen e këtij thesari
Ministri Arben Vitia ka bërë të ditur se Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka përfituar 10,063,676.00 dollarë amerikanë nga raundi i tretë i financimit të Pandemic Fund. Më 12 shkurt 2026, Bordi Drejtues i Pandemic Fund ndau gjithsej 499.6 milionë dollarë për 20 projekte në mbarë botën, duke mobilizuar mbi 4 miliardë dollarë financim shtesë