Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc dhe vendbanimet e tjera shqiptare që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi.
Përmes një mesazhi, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e përfaqësimit sa më të madh të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, duke iu referuar diskriminimit dhe padrejtësive me të cilat, sipas tij, përballen shqiptarët në këtë shtet.
Ai ka vlerësuar se një përfaqësim më i madh parlamentar do të ndihmonte në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve dhe në ngritjen e çështjeve që lidhen me shkeljen e të drejtave të tyre.
Në mesazhin e tij, Haradinaj ka bërë thirrje që shqiptarët të bashkohen rreth listës së përbashkët “Koalicioni Shqiptar”, me numrin 17, për të siguruar një zë përfaqësues në Parlamentin e Serbisë.
Kosovë
Lajme
Ramush Haradinaj thirrje shqiptarëve në Luginë: Dilni masivisht në zgjedhje, votoni Koalicionin Shqiptar me numrin 17
- nga gazetar2
- 23/10/2026
- Less than a minute
- 50 minutes ago

