Kosovë

Kosovë

Kosovë Lajme

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e Parkut Industrial në Podujevë

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për ndërtimin e Parkut Industrial në fshatin Livadicë. Sipas njoftimit ky është një projekt strategjik që synon të krijojë kushte moderne për prodhim, investime dhe punësim në rajonin e Llapit. Projekti do të

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Kurti uron kryeministrin e ri të Britanisë, kërkon forcimin e bashkëpunimit mes FSK-së dhe ushtrisë britanike

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Andy Burnhamin për marrjen e detyrës si kryeministër i ri i Mbretërisë së Bashkuar. Përmes një postimi në rrjetin social X, Kurti shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy qeverive në fusha me interes të përbashkët. “Urime të përzemërta kryeministrit të ri të

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

KPK-ja refuzon kërkesat për rikthim në punë të pesë prokurorëve serbë në Mitrovicë

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e së hënës, ka refuzuar kërkesat për tërheqjen e dorëheqjeve të pesë prokurorëve dhe 15 anëtarëve të stafit mbështetës të komunitetit serb në Prokurorinë e Mitrovicës. KPK-ja dërgoi tek ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, emrat e pesë prokurorëve për lirim nga detyra. Po ashtu, në këtë

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Rama pyet Kurtin: Si arriti Kosova në pikën më të ulët të raporteve me ShBA-në?

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar përmes një postimi në Facebook për raportet e fundit mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Rama ka thënë se derisa ShBA ka nisur Dialogun Strategjik me Serbinë, i cili përfshin bashkëpunim në fusha si energjia, siguria, infrastruktura, teknologjia dhe mbrojtja, dialogu strategjik me Kosovën mbetet i pezulluar. “Brenda

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Policët nuk do të veshin më uniforma të shqyera, nënshkruhet kontrata milionëshe për uniforma të reja

Pas më shumë se dy vjetësh pritjeje, policët e Kosovës së shpejti pritet të pajisen me uniforma të reja, pasi kontrata për furnizimin me uniforma policore është nënshkruar ditë më parë dhe procesi i gjatë i tenderimit ka përfunduar. Furnizimi me uniforma të reja vjen pas një periudhe të gjatë vonesash, gjatë së cilës procesi

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

A e dini se Nikollë Bojaxhiu, babai i Nënë Terezës, ishte veprimtar i çështjes kombëtare shqiptare? Ai bashkëpunonte me Hasan Prishtinën dhe Bajram Currin dhe mbështeste përpjekjet për bashkimin kombëtar të shqiptarëve.

Nikollë (Kolë) Bojaxhiu (1873/1874–1919) ishte një tregtar, ndërtimtar, bamirës dhe veprimtar shqiptar, i lindur në Prizren dhe i vendosur më pas në Shkup. Ai u bë një nga qytetarët më të njohur të Shkupit të kohës, duke zhvilluar veprimtari tregtare e ndërtimore dhe duke financuar projekte të rëndësishme, ndër to ndërtimin e teatrit të parë

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Haradinaj, 7 vjet pas dorëheqjes nga kreu i Qeverisë: Edhe sot, qëndrimi im mbetet i palëkundur

INDEKSONLINEE Diele, 19 Korrik 2026 13:17 Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar përvjetorin e shtatë të dorëheqjes së tij nga posti i kryeministrit të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se para shtatë vitesh, kishte deklaruar “se Kosovës po i bëhej presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia dhe se

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Çitaku: Kosova po mbetet në periferi, Serbia po e thellon bashkëpunimin me SHBA-në

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike të Kosovës,Vlora Çitaku e ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, duke thënë se Kosova vazhdon të jetë e izoluar dhe me marrëdhënie të dëmtuara me aleatët strategjikë, ndërsa Serbia po avancon bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Çitaku shkroi në Facebook se, “përderisa tash e

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Maqedonci: FSK-ja e fokusuar në mbrojtjen ajrore dhe helikopterët

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po vazhdon modernizimin e kapaciteteve ushtarake, me fokus në forcimin e mbrojtjes ajrore dhe sigurimin e helikopterëve, ndërsa pranoi se pagesa e orëve shtesë për ushtarët mbetet një çështje ende e pazgjidhur. Ai bëri të ditur se FSK-ja po realizon

Lexo më shumë
Kosovë Lajme

Sveçla: Serbia të izolohet derisa Vuçiqi të marrë masa ndaj Paunoviqit

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka kërkuar nga ndërkombëtarët izolimin e Qeverisë së Serbisë derisa presidenti Aleksandër Vuçiq të ndërmarrë masa ndaj ministres Snezhana Paunoviq, pas deklaratave të saj se, po të kishte qenë në vend të Sllobodan Millosheviqit, do të kishte kryer spastrim etnik në Kosovë. Sveçla ka

Lexo më shumë