BE: Nuk ndryshojnë obligimet e Serbisë nga dialogu me Kosovën
Bashkimi Evropian ka porositur qeverinë e ardhshme të Serbisë, që do të dalë pas zgjedhjeve, se nga ajo pritet sjellje konstruktive në dialogun për normalizimin e raporteve me Kosovën, përfshirë edhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tash. Këtë e ka thënë një zëdhënës i BE-së, duke u shprehur se rezultati i
