Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka mirëpritur në Shkup kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në kuadër të vizitës së saj të parë zyrtare jashtë vendit në këtë detyrë.
Përmes një statusi, Gashi e ka cilësuar këtë vizitë si një mesazh të miqësisë së sinqertë që lidh të dy vendet.
Gjatë takimit, sipas Gashit, është riafirmuar përkushtimi për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve, përmes shkëmbimit të përvojave, grupeve të bashkëpunimit dhe forcimit të fqinjësisë së mirë.
Ai ka theksuar gjithashtu se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në anëtarësimin në organizatat shumëpalëshe, si dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në zbatimin e reformave dhe avancimin e agjendës evropiane të rajonit.
Në fund, Gashi i ka uruar mirëseardhje Haxhiut në Shkup, duke shprehur shpresën se vizita do t’u japë një shtysë të re marrëdhënieve miqësore dhe vëllazërore ndërmjet dy vendeve.
Kosovë
Lajme
Afrim Gashi mirëpret në Shkup kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiun
- nga gazetar2
- 27/10/2026
- Less than a minute
- 37 minutes ago

