Albulena Haxhiu sërish zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit. Në seancën konstituive, ajo mori 62 vota për, 16 ishin kundër dhe 13 abstenuan. Ajo do ta udhëheqë legjislaturën e 11-të të dalë nga zgjedhjet e 7 qershorit. Haxhiu qe kryetare e Kuvendit edhe në legjislaturën e shkuar. Ajo është edhe ushtruese detyre e presidentes.
