Përplasje në Kuvend: Apasiev dhe Ristevski në konfrontim të ashpër – situata del nga kontrolli, fluturon edhe një filxhan
Një përplasje e tensionuar ka ndodhur në korridoret e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, mes liderit të partisë E Majta (Levica), Dimitar Apasiev, dhe deputetit të VMRO-DPMNE-së, Petar Ristevski. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, debati ka nisur kur Ristevski ka shprehur pakënaqësi lidhur me publikimin e shpenzimeve të tij të udhëtimit, të bërë publik nga Levica.