Bekim Qoku fton për tubim me Glauk Konjufcën në Shkup
Deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga Maqedonia e Veriut, Bekim Qoku, përmes një ftese publike ka njoftuar për një tubim me qytetarët shqiptarë në Shkup. Sipas njoftimit, pjesëmarrës në tubim do të jetë Glauk Konjufca, përfaqësues i Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Takimi do të mbahet më 25 dhjetor, në Teatrin Shqiptar në Shkup, duke filluar nga ora 20:00.
