Mickoski për Taravarin: Zgjodhi përqafimin e BDI-së, përgatitemi për zëvendësime
Kryeministri Hristijan Mickoski ka vijuar me tonin kritik ndaj ish-aleatit të tij qeveritar, Arben Taravari, duke mos ndryshuar asnjë fjalë nga akuzat e mëparshme se lideri i Aleancës për Shqiptarët është rikthyer në “përqafimin e BDI-së”. Pavarësisht deklaratave të Taravarit, i cili pretendoi se Mickoski është i keqinformuar, kryeministri duket i palëkundur në qëndrimin e