Historia nuk shkruhet nga ata që ulen dhe presin urdhra, por nga ata që ngrihen, rezistojnë dhe ecin përpara. Dhe Kosova do të ecë përpara
Vendimi i Uashingtonit për të pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën është një lajm i rëndë, por për mua hiq i papritur. Ky vendim nuk është as pozitiv dhe as në funksion të stabilitetit rajonal; përkundrazi, është një gabim strategjik që do të ketë pasoja për të ardhmen e marrëdhënieve ndërkombëtare