Clark: Thaçi nuk ishte komandant ushtarak, s’kishte informacion për situatën në terren
Gjenerali amerikan Wesley Clark, i ftuar si dëshmitari i fundit i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi në procesin gjyqësor në Hagë, ka deklaruar se Thaçi nuk ishte komandant ushtarak. Gjatë dhënies së dëshmisë të hënën në Hagë, Clarku ka theksuar se në takimet e para me Thaçin kanë pasur probleme komunikimi për shkak të gjuhës,
