Sveçla urdhëron hetim për përfshirjen e mundshme të policëve në rastin e vrasjes së trefishtë në Gjilan
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka urdhëruar Inspektoratin Policor të Kosovës që të angazhohet në hetimin e çdo lëshimi apo përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në veprimtarinë kriminale të Mefail Shkodrës, i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan. Sveçla theksoi se në çdo paraqitje publike