Komiteti i Rajoneve i BE-së i heq fusnotën Kosovës , kërkon heqjen e plotë të masave
Komiteti i Rajoneve i Bashkimit Evropian (CoR), ka informuar Asociacionin e Komunave të Kosovës se ka vendosur që, në dokumentet dhe komunikimet e tij publike, të ndërpritet përdorimi i emërtimit “Kosovë” me fusnotë “*”, dhe të përdoret thjesht “Kosovë”. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
