Haxhiu për moskonstituim: Ka inat të pakuptueshëm
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk po kërkojnë që deputetët të cilët ishin në opozitë mandatin e kaluar të votojnë për emrin e saj si kryekuvendare. Ka shtuar se mund të votojnë edhe kundër edhe të abstenojnë. Sipas saj, ka alternativa se si mund të vazhdojnë tutje.