Katër monedha antike nga rajoni i Mitrovicës
Rajoni i Mitrovicës së sotme gjatë shekujve të fundit para erës sonë dhe shekujve të parë të erës sonë ishte udhëkryq i rrugëve të rëndësishme magjistrale e lokale dhe qendër e rëndësishme administrative, ekonomike e metalurgjike dhe nga ajo kohë janë gjetur mbetje të ndryshme arkeologjike në mesin e të cilëve vend të posaçëm kanë
