32 raste dhune policore të dokumentuara: Letra që i kërkon llogari institucioneve
Shkruan Vjolanda Peca Muhamet Skana, 21 vjeç, përfundoi në Spitalin e Traumës me frakturë në kafkë dhe në shtyllën kurrizore, pasi u godit nga një efektiv policie më 16 tetor, pranë Ministrisë së Arsimit, gjatë protestave studentore. Rasti i tij është një nga 32 episodet e dhunës së pretenduar policore, të dokumentuara gjatë pesë ditëve
