Osmani takon shefin e EULEX-it: Sundimi i ligjit nuk është vetëm një standard evropian që duhet përmbushur
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka takuar sot gjatë ditës Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë – EULEX, z.Antero Lopes. Në këtë takim është diskutuar për rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit, pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe garantimit të zbatimit të barabartë të ligjit për të gjithë.
