Qoku: E kam kundërshtuar me protesta, por pse Ali Ahmeti loboi për themelimin e Gjykatës Speciale?
Deputeti i VLEN-it, Bekim Qoku, në emisionin “N’Dritë” në Alsat, ka shprehur qëndrimin e tij kundër Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së. “Unë vetë personalisht kam marrë pjesë në protestat që janë zhvilluar kundër Gjykatës Speciale dhe që atëherë ne vazhdojmë ta kundërshtojmë këtë gjykatë”, deklaroi Qoku.
