Gjykata obligon KGJK-në ta kompensojë Limajn me më shumë se 57 mijë euro
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka miratuar pjesërisht padinë e Fatmir Limajt dhe e ka detyruar Këshillin Gjyqësor të Kosovës që ta kompensojë me më shumë se 57 mijë euro për qëndrimin pa të drejtë në paraburgim dhe arrest shtëpiak. Në procesin penal për krime lufte KGJK-ja detyrohet ta paguajë 48 mijë e 800 euro