Vdiq aktori Fadil Gashi
Aktori Fadil Gashi ka vdekur të premten, kanë bërë të ditur familjarët e tij. Gjithashtu, është thënë se varrimi i tij do të bëhet nesër. “Për detaje të tjera, do të njoftoheni me kohë”, thuhet ndër të tjera në njoftim. Gashi njihej për pjesëmarrjen në serialet humoristike.
