Peja shënon vitin e parë pa asnjë vrasje pas 26 vjetësh Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj
Viti 2025 është regjistruar si viti i parë pa asnjë vrasje në rajonin e Pejës, 26 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë. Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, e ka quajtur këtë arritje historike, teksa është vlerësuar si rezultat i koordinimit të ngushtë ndërinstitucional dhe besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë.
